Mark Esper pretendon se është afruar pika e negociatave me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90712-mark_esper_pretendon_se_është_afruar_pika_e_negociatave_me_iranin
Sekretari amerikan i mbrojtjes pretendoi se Amerika ka një distancë të vogël deri në pikën e negociatave me Iranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 06, 2019 13:30 Europe/Tirane
  • Mark Esper pretendon se është afruar pika e negociatave me Iranin

Sekretari amerikan i mbrojtjes pretendoi se Amerika ka një distancë të vogël deri në pikën e negociatave me Iranin.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, deklaroi: “Sanksionet e Amerikës kundër Iranit luajnë rol të rëndësishëm për ta sjell Teheranin në tryezën e negociatave”.

Ndërkohë edhe Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e mërkurë pretendoi se Irani synon negociata për të arritur në një marrëveshje të re.

Pretendimet e autoriteteve të larta amerikane për negociata me Iranin bëhen në kohën kur Irani deri më tani shumë herë ka refuzuar çfarëdo lloj mundësie për negociata me Uashingtonin duke kushtëzuar një gjë të tillë me kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe me heqjen e sanksioneve”.