THAAD, nga Rumania në Gjermani
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve YJC, Shtetet e Bashkuara po transferojnë në bazat e tyre në Gjermani sistemin e mbrojtjes raketore THAAD, i cili është i vendosur përkohësisht në Rumani.
Sipas komandës së Forcave Ajrore të SHBA, sistemi raketor amerikan THAAD i instaluar në Rumani do të transferohet në bazat amerikane në Gjermani pasi ka qenë nën kontrollin operativ të NATO-s dhe nën kontrollin e plotë politik të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Në prill, kjo njësi e sistemit THAAD u instalua në bazën Dioslo në Rumani dhe u integrua në sistemin e mbrojtjes raketore të rajonit. Vitin e kaluar, ishte ngritur çështja e vendosjes së një sistemi të tillë në Gjermani, saktësisht në Ramstein. Shumë janë të pakënaqur me një prani të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjermani.