British Airwais dënohet për mosruajtjen e të dhënave të klientëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90830-british_airwais_dënohet_për_mosruajtjen_e_të_dhënave_të_klientëve
Kompania më e madhe e linjave ajrore të Britanisë së Madhe për shkak të neglizhencës së treguar në ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj, është dënuar me një gjobë të rëndë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 10, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • British Airwais dënohet për mosruajtjen e të dhënave të klientëve

Kompania më e madhe e linjave ajrore të Britanisë së Madhe për shkak të neglizhencës së treguar në ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj, është dënuar me një gjobë të rëndë.

Kanali televiziv CNN njoftoi se kompania e linjave ajrore British Airwais ditën e martë me anë të një deklarate, ka deklaruar se me akuzë të mosruajtjes së të dhënave personale të 500 mijë pasagjerëve në faqen e saj të internetit, është dënuar me pagimin e një gjobe të rëndë rreth 230 milionë dollarë. Sipas kësaj deklarate, kjo gjobë ndaj British Airwais është vendosur në bazë të ligjeve të rrepta për ruajtjen e informacioneve dhe të dhënave të Bashkimit Evropiane që kanë filluar të zbatohen që nga viti i kaluar.

Zyra e komiserit të inteligjencës së Britanisë ka deklaruar: “Për shkak që dobësisë së sigurisë, hakerët në qershor të vitit 2018, kanë arritur të depërtojnë në faqen e internetit të linjave ajrore të British Airwais dhe kanë marrë të dhënat personale të klientëve të kësaj kompanie duke përfshirë edhe të dhënat e kartelave bankare”.

Kompania e linjave ajrore të Britanisë njëkohësisht me këtë dënim, edhe për shkak të grevës dyditore të pilotëve për rritjen e rrogave dhe uljen e orëve të punës, gjatë ditëve të hënë dhe të martë, u detyrua të anulojë me qindra fluturime.