Rritje marramendëse e shpenzimeve ushtarake në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90923-rritje_marramendëse_e_shpenzimeve_ushtarake_në_botë
Shpenzimet ushtarake kanë arritur nivele të reja rekord. Vetëm në 2018 janë shpenzuar 1.8 trilionë dollarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2019 06:28 Europe/Tirane
  • Rritje marramendëse e shpenzimeve ushtarake në botë

Shpenzimet ushtarake kanë arritur nivele të reja rekord. Vetëm në 2018 janë shpenzuar 1.8 trilionë dollarë.

“Kjo duhet parë si një sinjal paralajmërues, jo medoemos si diçka që na çon në luftë, por si diçka që ka nevojë për t’u ndjekur me vëmendje,” thotë Pieter Wezeman i Institutit Kërkimor të Stokholmit për Paqe Ndërkombëtare. Shpenzimet ushtarake ranë në 1988 krahasuar me periudhën e Luftës së Ftohtë. Kjo ndryshoi me sulmet e 11 shtatorit 2001. Lufta në Afganistan e Irak nxiti shpenzime marramendëse ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre deri kur administrata Obama filloi të zbatonte shkurtime në buxhetin ushtarak. Tani shpenzimet po rriten përsëri, falë veprimeve të Rusisë dhe Kinës. “Kemi dy fuqi që duan të ndryshojnë status kuonë, të ndryshojnë pozitën e tyre në skenën globale. Ne nuk e duam një gjë të tillë, jo vetëm për hir të interesave amerikane, por edhe për interes të partnerëve dhe aleatëve tanë,” tha R. Clarke Cooker, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Politike e Ushtarake. Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë më shumë se 1/3 e shpenzimeve globale ushtarake. Ato zotërojnë 11 aeroplanmbajtëse, një arsenal të fuqishëm bërthamor, avionë reaktivë luftarakë dhe rreth 2.1 milionë trupa. Ekspertët pohojnë se Amerika mbetet forca dominuese ushtarake në botë.