Vritet djali i Osama bin Ladenit
(last modified Sat, 14 Sep 2019 19:17:22 GMT )
Shtator 14, 2019 21:17 Europe/Tirane
  • Vritet djali i Osama bin Ladenit

Djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion të SHBA kundër terrorizmit, ka konfirmuar Presidenti Donald Trump.

Një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thotë: “Hamza bin Ladin, anëtari i rangut të lartë të al-Kaidës dhe djali i Usama bin Ladin, u vra në një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara në rajonin Afganistan / Pakistan”. “Humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit. “Hamza bin Ladin ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme terroriste.” “New York Times” raportoi se kishte folur me dy zyrtarë që konfirmuan vdekjen e tij dhe thanë që SHBA kishin luajtur një rol në operacionin “por nuk ishte e qartë se si”, por në atë kohë Presidenti Trump nuk pranoi të komentojë.

 

Tags