Vazhdimi i dhunës së policisë franceze kundër "Jelekëve të Verdhë"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90954-vazhdimi_i_dhunës_së_policisë_franceze_kundër_jelekëve_të_verdhë
Veprimet e dhunshme të policisë së Francës kundër një protestuesi kundër sistemit kapitalist në kuadër të protestave të njohura me emrin "Jelekë Verdhët" në qytetin Nanc, përsëri ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2019 11:06 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i dhunës së policisë franceze kundër

Veprimet e dhunshme të policisë së Francës kundër një protestuesi kundër sistemit kapitalist në kuadër të protestave të njohura me emrin "Jelekë Verdhët" në qytetin Nanc, përsëri ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se protestuesit kundër politikave ekonomike të qeverisë së Francës ditën e shtunë kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe kanë shënuar të shtunën e 44-të të protestave, mirëpo publikimi i një video që tregon keqtrajtimin e dhunshme të një protestuesi nga ana e forcave policore në qytetin Nanc, ka ngjallur irritimin e opinionit publik dhe të mediave franceze.

Në këtë video e cila deri më tani ka regjistruar mbi 14 mijë shikime dhe rreth 1000 herë është ripublikuar në rrjetin social Twitter, pesë forca policore të Francës kanë sulmuar një protestues dhe në fillim e kanë rrahur në mënyrë të ashpër dhe pastaj e kanë arrestuar atë.

Protestat e gjera qytetare në Francë të quajtura "Jelek Verdhët" kundër veprimeve të qeverisë së Emmanuel Macron, presidentit të Francës, gjithnjë janë shtypur në mënyrë të dhunshme nga forcat policore.

E shtuna e 44-të e protestave të "Jelek Verdhëve" është organizuar pas grevave të gjëra të punonjësve të sektorit të transportit të Francës të cilat janë bërë shkak për paralizimin e transportit në Paris.