Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Tunizi
Në Tunizi kanë filluar zgjedhjet presidenciale me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve të këtij vendi.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se qytetarët e Tunizisë sot (të dielën) kanë pranë kutive të votimeve për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve të treta presidenciale në këtë vend dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm nga mesi i 26 kandidatëve.
Ministria e Brendshme e Tunizisë ka deklaruar se të paktën 70 mijë forca të sigurisë së këtij vendi janë mobilizuar dhe aktivizuar për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi.
Nga popullata 11 milionë e 530 mijë banorësh të Tunizisë, rreth 7.5 milionë tunizianë posedojnë kushtet e duhura për të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale.
Sipas Kushtetutës së Tunizisë, nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin shumicën absolute mbi 50% të votave në raundin e parë, do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dy javë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, përsëri konkurrojnë me njëri-tjetrin.