Vdes ish-diktatori i Tunizisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90959
Kanali televiziv ka bërë të ditur se ka vdekur Zejnul-Abedin bin Ali, ish-presidenti i Tunizisë dhe diktatori që u rrëzua si pasojë e revolucionit tunizian dhe që ishte strehuar në Arabinë Saudite.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shtator 15, 2019 17:01 Europe/Tirane
  • Vdes ish-diktatori i Tunizisë

Kanali televiziv ka bërë të ditur se ka vdekur Zejnul-Abedin bin Ali, ish-presidenti i Tunizisë dhe diktatori që u rrëzua si pasojë e revolucionit tunizian dhe që ishte strehuar në Arabinë Saudite.

Televizioni i Tunizisë sot njoftoi vdekjen e Zejnul-Abedin bin Ali, ish-presidenti diktator i Tunizisë i cili ishte strehuar në Arabinë Saudite.

Televizioni i Tunizisë duke cituar mediat franceze, ka thënë se ambasadori i Amerikës në Tunizi, ka thënë se Zejnul-Abedin bin Ali ka vdekur në Arabi Saudite dhe Lejla Al-Terabsi, bashkëshortja e tij aktualisht ndodhet në Libi.

Zejnul-Abedin bin Ali 73 vjeçar, më 15 shkurt 2019 në Arabi Saudite për shkak të një sulmi në tru, ka hyrë në koma dhe ishte shtrirë në një spital në Xhide të Arabisë Saudite.

Diktatura 23 vjeçare e Zejnul-Abedin bin Ali e cila është shoqëruar me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe me veprimet çnjerëzore kundër opozitarëve të shtetit në Tunizi, më 14 janar të vitit 2011, ishte rrëzuar me revolucionin  qytetar në këtë vend. Regjimi i Bin Ali në Tunizi u rrëzua si rezultat i protestave qytetare të vitit 2011 dhe ai vet iku dhe u strehua në Arabinë Saudite. Gjykata e Tunizisë në po atë vit, Zejnul-Abedin bin Ali në mungesë e ka dënuar me 35 vjet burg.

Qeveria e Tunizisë në mënyrë zyrtare ka kërkuar nga Arabia Saudite që ta ekstradojë Bin Ali, mirëpo Riadi nuk ka pranuar një gjë të tillë. Bin Ali është akuzuar për vrasje, kontrabandë të këndeve narkotike, komplot kundër sigurisë së Tunizisë, korrupsion dhe për shumë veprime të tjera të paligjshme.