Turqia merr baterinë e dytë të S-400
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90961-turqia_merr_baterinë_e_dytë_të_s_400
Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2019 16:47 Europe/Tirane
  • Turqia merr baterinë e dytë të S-400

Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në Twitter fotografi të dërgesave nga Rusia. Turqia ka blerë katër bateri të sistemit S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara. Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35. Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s. Rusia pret që të dërgojë të gjitha pjesët e sistemit S-400 në Turqi në muajin prill të vitit 2020.