Qeveria e Gjermanisë vazhdon embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91039-qeveria_e_gjermanisë_vazhdon_embargon_e_armëve_ndaj_arabisë_saudite
Qeveria e Gjermanisë ka vazhduar përsëri sanksionet ndaj eksportit të armatimeve drejt Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2019 08:50 Europe/Tirane
  • Qeveria e Gjermanisë vazhdon embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite

Qeveria e Gjermanisë ka vazhduar përsëri sanksionet ndaj eksportit të armatimeve drejt Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qeveria e Gjermanisë ditën e mërkurë deklaroi: “Deri më 31 mars 2030, do të thotë rreth gjashtë muaj të tjerë, nuk do të miratohet kurrfarë kërkese për eksportin e armëve drejt Arabisë Saudite”.

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, gjithashtu ditën e martë ka deklaruar se ajo kërkon të respektohet ultimatumi i dhënë për Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit të njohur Jamal Khashoggi.

Ndërkohë, marrëveshja e cila është nënshkruar mes partive të koalicionit qeveritar konservator dhe socialdemokrat të Gjermanisë, ka ndaluar eksportin e armëve drejt vendeve të tjera të luftës së koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Në bazë të sondazheve vendore në Gjermani, rreth 81% të qytetarëve gjermanë janë deklaruar kundër shitjes së armëve për shtetet të pranishme në luftën e koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Qeveria e Gjermanisë në mars të vitit 2019, ka vazhduar ndërprerjen e eksportit të armatimeve drejt Arabisë Saudite dhe afati i këtij vendimi përfundon më 30 shtator.