Vazhdojnë deklaratat kontradiktore të Trump në lidhje me burgun Guantanamo
Presidenti i Amerikës i cili kishte kërkuar të mbahet hapur burgu famëkeq Guantanamo, tani ka shprehur pakënaqësi për shpenzimet e larta të këtij burgu.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës ditën e mërkurë deklaroi: “Për ta mbajtur të hapur dhe operativ burgun Guantanamo, nevojitet një kosto e lartë dhe unë mendoj se kjo punë është çmenduri”.
Trump ka kujtuar se ish-presidenti Barak Obama ka premtuar se do ta zbrazë këtë burg nga të burgosurit, mirëpo ai deri në fund të mandatit të tij nuk arriti ta realizojë këtë premtim.
Presidenti i Amerikës ka thënë: “Tani po përballemi me trashëgiminë e Obamas dhe synojmë që të marrim disa vendime në lidhje me këtë çështje”.