Vdes në ekzil ish-presidenti diktator i Tunizisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91057
Ish-presidenti diktator i Tunizisë ka ndërruar jetë në moshën 83 vjecare, konfirmon familja e tij.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shtator 20, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Vdes në ekzil ish-presidenti diktator i Tunizisë

Ish-presidenti diktator i Tunizisë ka ndërruar jetë në moshën 83 vjecare, konfirmon familja e tij.

Zine el-Abidine Ben Ali drejtoi vendin për 23 vjet por mori kritika të gjera për shtypjen e lirive politike dhe korrupsionit. Në vitin 2011, u detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë. Pasi la detyrën, ish-presidenti u nis drejt Arabisë Saudite, ku edhe ndërroi jetë. Në vitin 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në revolucion në vitin 2011. Një gjykatë e veçantë e burgosi atë me 20 vjet për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.