Sekretari amerikan i mbrojtjes planifikon shitjen e më shumë raketave Patriot
Një funksionar i Pentagonit ka deklaruar se plani për dërgimin e sistemit Patriot dhe dërgimin e më shumë forcave ushtarake në Arabinë Saudite po pret pëlqimin e Donald Trump.
Kanali televiziv CNN njoftoi se një burim i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në një intervistë me këtë kanal televiziv, ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i ka dorëzuar Donald Trump planin për sigurimin e sistemeve kundër ajrore amerikane për Riadin.
Sipas këtij burimi të Pentagonit, në rast se presidenti amerikan do të japë pëlqimin për këtë plan, atëherë forcat ushtarake amerikane do të dërgohen në Arabinë Saudite për të instaluar bateritë e sistemit raketor Patriot në këtë vend.
Amerika aktualisht ka instaluar sistemin raketor Patriot në bazën ajrore “Amir Sulltan” në Arabinë Saudite për të mbrojtur forcat amerikane atje.
Ky plan është paraqitur në kohën kur joefikasiteti i sistemit raketor është vërtetuar të shtunën e kaluar në zbulimin dhe shkatërrimin e dronëve jemenas të cilët sulmuan objektet naftore të kompanisë Aramco në Bakik dhe Hurejs të Arabisë Saudite.
Pas këtyre sulmeve, Donald Trump ka deklaruar se Arabia Saudite duhet të paguajë më shumë para për të mbrojtur sigurinë e vet!!!