Macron i brengosur për vazhdimin e dhunës në Francë
Njëkohësisht me protestat 44-ta të së "Shtunës së Zezë" kundër sistemit kapitalist të quajtura "Jelek Verdhët" dhe "Turmat e Zeza" në Francë, presidenti i këtij vendi ka shprehur shqetësimet e tij për shtimin e dhunës në këtë vend.
Faqja informative e gazetës franceze "Le Figaro" njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës në prag të së shtunës së 44-të të protestave të "Jelek Verdhëve" e cila ka përkuar me përvjetorin e trashëgimisë evropiane në këtë vend, deklaroi: "Është mirë që qytetarët po shprehin kërkesat e tyre, mirëpo nevojitet që këtë ta bëjnë në mënyrë të qetë".
Macron kohë më parë kishte deklaruar se ka marrë vendim për ndryshimin e disa ministrave të qeverisë, por në të njëjtën kohë ka theksuar se ata duhet ta ndryshojnë veten, përndryshe ai do t'i ndryshojë ata".