Fillon samiti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB
(last modified Tue, 24 Sep 2019 07:35:44 GMT )
Shtator 24, 2019 09:35 Europe/Tirane
  • Fillon samiti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Adoleshentja dhe njëherit aktiviste ambientaliste Greta Thunberg ka hapur sot samitin e Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për ndryshime klimatike duke fituar kështu vëmendjen e të pranishmëve që brohorisnin.

Ajo me një dozë të nervozizmit ka pyetur liderët botërorë se si kanë guxim ta shkatërrojnë klimën dhe të mos japin llogari për jetët e miliona njerëzve, që vdesin si pasojë e ndryshimeve klimatike. Njerëzit vuajnë. Njerëzit vdesin. I tërë ekosistemi është në rishitje. E tëra për çfarë flisni janë paratë dhe ëndrrat për rritje ekonomike. Si keni guxim?” u është drejtuar liderëve botërorë adoleshentja nga Suedia. Ajo nuk la pa përmendur faktin sesi shkencëtarët kanë parashikuar pasoja ekologjike, edhe përkundër faktit që elita politike pretendon se i kanë “dëgjuar” aktivistët ekologjikë dhe vazhdojnë të mos reagojnë.

 

Tags