Xi Jinping: Askush nuk e ndal dot Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91326-xi_jinping_askush_nuk_e_ndal_dot_kinën
“Asnjë forcë nuk mund të lëkundë statusin e atdheut tonë; askush nuk e ndal dot përparimin e popullit dhe të kombit kinez”, deklaroi presidenti Xi Jinping.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2019 17:29 Europe/Tirane
  • Xi Jinping: Askush nuk e ndal dot Kinën

“Asnjë forcë nuk mund të lëkundë statusin e atdheut tonë; askush nuk e ndal dot përparimin e popullit dhe të kombit kinez”, deklaroi presidenti Xi Jinping.

Në krah të tij në sheshin Tienanmen, qëndronin edhe liderë të tjerë kinezë përfshirë kryeministrin Li Keqiang dhe ish-presidentët Hu Jintao dhe Jiang Zemin. Parade shënoi 70 vjetorin e republikës popullorë të Kinës nga lideri i atëhershëm Mao Cedung. Xi kaloi me një makinë të hapur përpara kolonave të ushtarëve dhe kamionëve me raketa, transportuesve të blinduar e mjeteve të tjera ushtarake. Parada nxori në pah zhvillimin e shpejtë të armëve kineze, që, sipas analistëve të huaj, mund t’u afrohen raketave dhe dronëve të SHBA-së, Rusisë dhe Europës. Ushtria Çlirimtare e Kinës, më e madhja në botë, me dy milionë burra dhe gra në uniformë, gjithashtu po punon në ndërtimin e avionëve luftarakë dhe në një brez të ri të nëndetëseve me energji bërthamore. Një nga armët që u zbulua në eventin madhështor ishte dhe raketa me kapacitet bërthamor , e cila ishte mbajtur sekret deri tani, Dongfeng 41 ICBM, për të cilën thonë se është një raketë hipersonike që mund të godasë në territorin amerikan për 30 minuta pa u diktuar nga sistemet mbrojtëse të rivalit perëndimor.