Peniani vazhdon testet raketore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91336-peniani_vazhdon_testet_raketore
Koreja e Veriut mund të ketë gjuajtur një raketë balistike nga një nëndetëse, një veprim që erdhi vetëm disa orë pasi Peniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 02, 2019 09:24 Europe/Tirane
  • Peniani vazhdon testet raketore

Koreja e Veriut mund të ketë gjuajtur një raketë balistike nga një nëndetëse, një veprim që erdhi vetëm disa orë pasi Peniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se një raketë e lëshuar pranë portit të Wonsan fluturoi rreth 450 km (280 milje) dhe arriti në një lartësi prej 910 km, para se të binte në Detin e Japonisë. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që Koreja e Veriut ka realizuar që nga muaji maj. Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se ishte një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalon Korenë e Veriut nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike. Disa orë më parë, Peniani kishte thënë se bisedimet e denuklearizimit me Uashingtonin më në fund mund të rinisnin këtë javë. Bisedimet janë ndërprerë pasi samiti i Hanoi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në shkurt përfundoi pa një marrëveshje.