Koreja e Veriut pohon testin raketor
Koreja e Veriut pohoi se ka testuar me sukses një raketë të re balistike të lëshuar nga një nëndetëse (SLBM) përpara bisedimeve të reja bërthamore me Shtetet e Bashkuara.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk ishte i pranishëm në vendin e testimit të mërkurën, por "dërgoi urime të ngrohta" për shkencëtarët e mbrojtjes që kryen provën raketore. Raporti thotë se lloji i ri i raketës SLBM i quajtur Pukguksong-3 ishte " lëshuar në gjendje vertikale" në ujërat jashtë qytetit lindor të Wonsan. "Kryerja e suksesshme e testit të tipit të ri të raketës SLBM ka një rëndësi të madhe pasi filloi në një fazë të re të kërcënimit të forcave të huaj për DPRK-në dhe shënon forcimin e mëtejshëm të muskujve ushtarak të Penianit për vetëmbrojtje", thuhet në raportin e KCNA. Agjensia zyrtare e lajmeve pretendoi se testi "nuk kishte asnjë ndikim negativ në sigurinë e vendeve fqinje." Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka dënuar testin, duke e përshkruar atë si shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB. Koreja e Jugut gjithashtu ka shprehur shqetësim të fortë.