SHBA vendos tarifa ndaj Bashkimit Evropian!
Debati mbi subvencionimin e dy gjigantëve të kompanive ajrore, Boeing dhe Airbus, kanë sjellë një përshkallëzim të ri të betejës tregtare midis Amerikës dhe Evropës.
Organizata Botërore e Tregtisë i hapi rrugën SHBA për të vendosur tarifa shtesë ndaj produkteve të Unionit me një vlerë prej 7.5 mld dollarë. Menjëherë ka reaguar dhe Komisioni Evropian duke paralajmëruar reciprocitet në veprime.
Debati i nisur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian mbi subvencionet në dy kompani të prodhimit të avionëve pritet të përfundojë në vendosje të tarifave ndëshkuese.
SHBA tashmë kanë nisur hartimin e masave që do të prekin industrinë e fluturimeve dhe deri atë të peshkimit.
Të mërkurën, Organizata Botërore e tregtisë vendosi në favor të shtëpisë së bardhë duke ngarkuar unionin me tarifa që shkonin deri 7.5 milionë dollarë nga 11 që u kërkua.
OBT pritet gjithashtu të japë vendim dhe për ankesën që ka bërë bashkimi evropian ndaj SHBA-ve.
Komisioni evropian në deklaratën për mediat ka nënvizuar se do të përgjigjet në të njëjtën monedhë, nëse do të hyjnë në fuqi vendimet për tarifat shtesë.
Përplasja në fakt ka nisur 15 vite më parë me subvencionet që vendet e unionit bënë për Airbas, ndërsa SHBA për Boing.
Veprimet u shoqëruan me akuza në ndikimin në treg. Palët iu drejtuan Organizatës Botërore të Tregtisë me pretendimet se Uashingtoni kishte kanalizuar 23 mld dollarë ndërsa BE-ja me 22 miliardë dollarë.