Gjermania: Evropa duhet t’i përgjigjet tarifave amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91391-gjermania_evropa_duhet_t’i_përgjigjet_tarifave_amerikane
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar përgjigje të prerë të Bashkimit Evropian ndaj veprimit të Amerikës për shtimin e tarifave mbi mallrat e importuara evropiane në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2019 10:38 Europe/Tirane
  • Gjermania: Evropa duhet t’i përgjigjet tarifave amerikane

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar përgjigje të prerë të Bashkimit Evropian ndaj veprimit të Amerikës për shtimin e tarifave mbi mallrat e importuara evropiane në këtë vend.

Kanali informativ DW njoftoi se Heiko Maas në një intervistë me mediat gjermane, ka thënë: “Bashkimi Evropian duke shtuar në mënyrë reciproke tarifat doganore mbi mallrat amerikane, duhet t’i përgjigjet veprimit të Amerikës në shtimin me 25% të tarifave doganore mbi mallrat e importuara nga BE”.

Olaf Scholz, ministri i financave të Gjermanisë, në lidhje me këtë ka thënë: “Konflikti tregtar nuk do të jetë i dobishëm për asnjë palë, mirëpo Berlini do të reagojë në mënyrë të prerë dhe me ndjeshmëri ndaj masave tarifore të Amerikës”.

Robert Lighthizer, përfaqësuesi special tregtar i Amerikës, ditën e enjte me anë të një deklarate, bëri të ditur se Uashingtoni duke filluar nga 18 tetori, do të vendosë tarifa doganore për 7.5 miliardë mallra importuese nga Evropa.