Dështojnë bisedimet, Koreja e Veriut fajëson SHBA-të
Koreja e Veriut ka ndërprerë bisedimet bërthamore me SHBA fill pasi rinisën në periferi të Stokholmit të Suedisë. Negociatori kryesor i Phenianit i ka kërkuar Uashingtonit të ndryshojë qëndrimin e saj.
Kim Myong-gil, zyrtari i rangut më të lartë korean i pranishëm në bisedime, tha se negociatat nuk do të rifillojnë të paktën deri në fund të vitit dhe e këshilloi palën amerikane të rishikojë pozicionin e saj. "Negociatat nuk e kanë përmbushur pritjen tonë dhe në fund u ndërprenë". Bisedimet e së shtunës ishin takimi i parë midis diplomatëve amerikanë dhe korano-verior pasi Donald Trump dhe Kim Jong-un ranë dakord të rifillojnë dialogun ndërsa u takuan në zonën e demilitarizuar midis dy Koreve në qershor. Para takimit në Suedi, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në Greqi të shtunën se kishte "shpresë" se do të bëhej përparim dhe se negociuesit amerikanë mbërritën në Stokholm "me një seri idesh". Dështimi i negociatave vjen disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Veriore. Korea Veriore e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.