Dështimi i bisedimeve Uashington-Phenian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91454-dështimi_i_bisedimeve_uashington_phenian
Liderët e SHBA dhe Koresë Veriore, Trump dhe Kim zhvilluan së pari bisedime në Singapor në qershor 2018,  takim që u pa si një përparim i madh drejt një zgjidhjeje paqësore në gadishullin korean.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 06, 2019 22:30 Europe/Tirane
  • Dështimi i bisedimeve Uashington-Phenian

Liderët e SHBA dhe Koresë Veriore, Trump dhe Kim zhvilluan së pari bisedime në Singapor në qershor 2018,  takim që u pa si një përparim i madh drejt një zgjidhjeje paqësore në gadishullin korean.

Para negociatave, udhëheqësi amerikan madje kërcënoi të përdorte forcën kundër Phenianit mbi programin e tij ushtarak bërthamor dhe vazhdoi testet e raketave balistike.Samiti i fundit midis presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje. Që nga atëherë, nuk është shënuar progres edhe pse të dyja palët u deklaruan të gatshme për vazhdimin e negociatave. Bisedimet u zhvilluan në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku u takuan Përfaqësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil. Por Koreja e Veriut ka ndërprerë bisedimet bërthamore me SHBA fill pasi rinisën në periferi të Stokholmit. Negociatori kryesor i Phenianit i ka kërkuar Uashingtonit të ndryshojë qëndrimin e tij. Kim Myong-gil, zyrtari i rangut më të lartë korean i pranishëm në bisedime, tha se negociatat nuk do të rifillojnë të paktën deri në fund të vitit dhe e këshilloi palën amerikane të rishikojë pozicionin e saj. "Negociatat nuk e kanë përmbushur pritjen tonë dhe në fund u ndërprenë", tha ai. Bisedimet e së shtunës ishin takimi i parë midis diplomatëve amerikanë dhe korano-verior pasi Donald Trump dhe Kim Jong-un ranë dakord të rifillojnë dialogun ndërsa u takuan në zonën e demilitarizuar midis dy Koreve në qershor. Para takimit në Suedi, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në Greqi të shtunën se kishte "shpresë" se do të bëhej përparim dhe se negociuesit amerikanë mbërritën në Stokholm "me një seri idesh". Bisedimet e reja vijnë disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Jugore. Një ditë pas dështimit të bisedimeve në Suedi, Pheniani fajëson Uashingtonin për "politikë armiqësore", duke shpjeguar: "Ne nuk jemi të interesuar të vazhdojmë bisedimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre".Ky informacion u transmetua sot nga agjensia zyrtare e lajmeve KCNA duke cituar një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut. Koreja e Veriut gjithashtu tha se "nuk ka asnjë mënyrë që Shtetet e Bashkuara të paraqesin plane alternative për bisedimet e ngrira bërthamore brenda dy javësh" dhe shtoi "fati i bisedimeve do të vuloset në fund të vitit në Uashington".Të dy vendet zhvilluan bisedime në nivelin e punës në Suedi, të cilat u pezulluan dje. Departamenti i Shtetit njoftoi se kishte pranuar ftesën e Suedisë për t'u rikthyer në tryezë me Phenianin brenda dy javësh.