Kremlini: Shpresojmë që Turqia të respektojë integritetin territorial të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91469-kremlini_shpresojmë_që_turqia_të_respektojë_integritetin_territorial_të_sirisë
Kremlini ka theksuar se presidenti i Rusisë ka biseduar me homologun e tij turk në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarak në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2019 12:26 Europe/Tirane
  • Kremlini: Shpresojmë që Turqia të respektojë integritetin territorial të Sirisë

Kremlini ka theksuar se presidenti i Rusisë ka biseduar me homologun e tij turk në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarak në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Dimitry Peskov, zëdhënësi i Pallatit të Kremlinit, sot (të hënën) në lidhje me operacionet ushtarak të mundshme të Turqisë në veri të Sirisë, deklaroi: "Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka biseduar me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan në lidhje me programet e Ankarasë për fillimin e një operacioni ushtarak në territorin e Sirisë".

Peskov gjithashtu theksoi se të gjitha forcat e huaja të paligjshme, duhet të largohen nga territori i Sirisë.

Ai në vazhdim u shpreh optimist se Turqia në të gjitha rrethanat do të respektojë parimin për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë.

Peskov shtoi: "Kremlini e kupton zotimin e Turqisë në fushën e ruajtjes së tërësisë territoriale të Sirisë dhe të sovranitetit politik të saj dhe tërësia territoriale e Sirisë është pikëfillim në kuadër të përpjekjeve për krijimin e rrugëzgjidhjes për krizën e Sirisë dhe për të gjitha çështjet e tjera. Ne shpresojmë se partnerët tanë turq  në radhë të parë, këto çështje t'i zgjidhin në mënyrë paqësore".

Peskov gjithashtu tha: "Ne kuptojmë masat e Turqisë për garantimin e sigurisë së vet, por qëllimi ynë janë grupet terroriste nëntokësore që veprojnë në territorin e Sirisë, prandaj edhe një herë theksojmë se respektimi i tërësisë territoriale të Sirisë dhe sovranitetit politikë të saj është i domosdoshëm".