Senatori amerikan kërcënon me sanksione Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91486-senatori_amerikan_kërcënon_me_sanksione_turqinë
Senatori republikan amerikan ka kërcënuar Turqinë se në rast të sulmit ushtarak në veri të Sirisë, Ankaraja do të përballet me sanksione ekonomike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2019 12:02 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan kërcënon me sanksione Turqinë

Senatori republikan amerikan ka kërcënuar Turqinë se në rast të sulmit ushtarak në veri të Sirisë, Ankaraja do të përballet me sanksione ekonomike.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Lindsey Graham, senatori republikan i Amerikës që njihet si aleat i presidentit amerikan Donald Trump, ditën e hënë në mënyrë të hapur ka paralajmëruar se në rast të sulmit të ushtrisë së Turqisë ndaj Sirisë, atëherë vota e Kongresit të Amerikës për të vendosur sanksione kundër Turqisë do të ketë fuqi të madhe.

Presidenti amerikan Donald Trump së fundi ka vendosur që të largojë forcat ushtarake amerikane nga pjesa veriore e Sirisë dhe ky vendim menjëherë është përballur me reagime të ashpra nga përfaqësuesit republikanë në Kongresin e Amerikës.

Donald Trump në mbrojtje të vendimit të tij për largimin e forcave ushtarake amerikane nga pjesa veriore e Sirisë, në Twitter ka shkruar: "Ka ardhur koha që Amerika të lirohet nga luftërat e pafund dhe qesharake në rajonin e Azisë Perëndimore.

Kjo është në kohën kur kurdët e Sirisë kanë akuzuar Uashingtonin për shkeljen e premtimeve të veta.