Rrëzohet një aeroplan luftarak amerikan F-16 në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91494-rrëzohet_një_aeroplan_luftarak_amerikan_f_16_në_gjermani
Një aeroplan luftarak amerikan F-16 u rrëzua të martën pasdite pranë qytetit gjerman jugperëndimor të Trier, me pilotin që doli nga kabina me siguri, tha baza ajrore e SHBA Spangdahlem.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2019 16:58 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një aeroplan luftarak amerikan F-16 në Gjermani

Një aeroplan luftarak amerikan F-16 u rrëzua të martën pasdite pranë qytetit gjerman jugperëndimor të Trier, me pilotin që doli nga kabina me siguri, tha baza ajrore e SHBA Spangdahlem.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, baza ajrore tha në një deklaratë se aeroplani luftarak F-16 Fighting Falcon u rrëzua rreth orës 3 të pasdites. Një aksidenti i tillë ka ndodhur gjatë një stërvitjeje rutinore pranë Zemmer, rreth 20 km në veri të Trier në rrethin Trier-Saarburg, në shtetin gjerman Rhineland-Palatinate. Deklarata thoshte se piloti ishte “hedhur” me parashutë në mënyrë të sigurt dhe kishte lëndime të lehta. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, sipas deklaratës.