OKB shpreh shqetësime mbi gjendjen në Siri
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka shprehur shqetësime mbi zhvillimet e fundit në Siri dhe theksoi se rrugëzgjidhja nuk është aspak ushtarake.
Stefan Dujaric vuri në dukje se sekretari i përgjithshëm i OKB është i shqetësuar mbi zhvillimet në Siri dhe sidomos për mundësinë e shtimit të viktimave nga operacionet ushtarake në veri të këtij vendi. ditën e shtunë Rexhep Taip Erdogan njoftoi nisjen e një operacioni të gjerë ushtarak në veri të Sirisë me pretekstin e përballjes me kurdët e këtij vendi. Ditën e hënë ushtria turke ka sulmuar rajonin Tel Tavil në verilindje të provincës Hesakah. Nga ana tjetër forcat demokratike të Sirisë kanë paralajmëruar se sulmi i Turqisë do të bëhet shkak për nisjen e një lufte gjithëpërfshirëse. Ndërkohë qeveria siriane ka paralajmëruar mbi pasojat e ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri.