Trump: Forcat amerikane të mos kryejnë asnjë veprim në Siri
Presidenti Donald Trump po vazhdon të mbrojë vendimin e tij, mes kritikave të gjera në Uashington, duke thënë se “luftërat e kota të pafundme për ne po mbarojnë!”
Luftimet mes grupeve të ndryshme kanë vazhduar për qindra vjet. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kishte qenë kurrë në Lindjen e Mesme. Lëvizëm 50 ushtarët tanë! Turqia DUHET të marrë përsipër luftëtarët e kapur të ISIS-it që Evropa nuk pranoi të ktheheshin. Luftërat e kota, pa fund, për ne, po mbarojnë! ”, tha Presidenti Trump të mërkurën, në një seri postimesh në Twitter për këtë çështje.Si ligjvënësit demokratë edhe ata republikanë kanë kritikuar ashpër tërheqjen amerikane nga Siria veriore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po braktisnin kurdët sirianë që kishin luftuar grupin terrorist Shteti Islamik së bashku me trupat amerikane.“Nëse e dëgjoj presidentin të thotë edhe një herë,” bëra një premtim fushate për të dalë nga Siria, “do më turbullohet stomaku”, tha senatori republikan Lindsay Graham. Presidenti Trump ka këmbëngulur se nuk po braktis kurdët që luftuan kundër ISIS-it. Në të njëjtën kohë, ai ka lavdëruar edhe Turqinë, duke e ftuar Presidentin Erdogan të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër (13 nëntor), ndërsa e quajti Ankaranë një “partner të madh tregtar” dhe i atribuojë qeverisë turke “ndihmën për të shpëtuar shumë jetë njerëzish në provincën Idlib”. Zyrtarët ushtarakë amerikanë konfirmuan se kanë ripozicionuar rreth 50 anëtarë të forcës speciale amerikane, të cilët kishin vepruar përgjatë kufirit Turqi-Siri, për shkak të rreziqeve të sigurisë.“Fatkeqësisht, Turqia ka zgjedhur të veprojë në mënyrë të njëanshme,” tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman në një deklaratë.