Sulmi turk në Siri shkaktoi një cunami protestash dhe dënimesh
(last modified Thu, 10 Oct 2019 07:13:37 GMT )
Tetor 10, 2019 09:13 Europe/Tirane
  • Sulmi turk në Siri shkaktoi një cunami protestash dhe dënimesh

Ndërsa plumbat e parë të Turqisë u lëshuan në Siri, kundër saj filloi një valë e gjerë dënimesh dhe shumë zyrtarë politikë nga vende të ndryshme të botës filluan të kërkojnë për një zgjidhje të zbatueshme në rajon.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të mërkurën njoftoi nisjen e sulmit të ushtrisë turke në veri-lindje të Sirisë. Turqia ka njoftuar se objektivi i sulmit është Njësia kurde e Mbrojtjes Popullore të quajtur YPG dhe PKK dhe ISIS. Ankaraja kishte deklaruar më parë se qëllimi i saj në këtë operacion ushtarak është krijimi i një "zone të sigurt" për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Ministria turke e mbrojtjes tha se kishte njoftuar SH.B.A., Rusinë, Britaninë, Gjermaninë, Francën, Italinë, NATO-n dhe Kombet e Bashkuara para se të fillonte sulmin. Ministria turke e mbrojtjes në mesnatë njoftoi se kishte synuar 181 objektiva në Siri. Sipas disa burimeve, përleshjet deri më tani kanë lënë 40 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur. Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Kurdët (QAD) thanë se një nga objektivat që Turqia sulmoi ishte një  burg ku mbaheshin pjesëtarët e ISIS-t.  Mustafa Bali, një zëdhënës i rezistencës anti-turke, në një deklaratë tha: "Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe koalicionit të udhëhequr nga SH.B.A. kundër ISIS, për të përmbushur detyrimet e tyre për ta penguar Turqinë nga krijimi i një katastrofe njerëzore." Përkeqësimi i gjendjes së civilëve nga sulmi turk në Siri ka shqetësime të shumta përveç ngritjes së shqetësimeve për një konflikt të përgjakshëm dhe ringjalljen e ISIS. Rrjeti CNN shprehu gjithashtu shqetësim që eksiton mes njerëzve dhe mundësinë e zhvendosjes së tyre, duke shtuar se skena tensioni dhe konfuzionesh janë shfaqur ndërsa njerëzit përpiqen të dalin nga zonat e sulmuara në veri të Sirisë. Bloomberg raporton se sulmi preku edhe ekonominë turke dhe uli vlerën e lirës për rreth një përqind. Bankat në Turqi janë përpjekur të parandalojnë uljen e vlerës së dollarit në vendin e tyre duke injektuar dollarë në treg. Diplomatët perëndimorë thonë se Këshilli i Sigurimit i KB do të takohet pas dyerve të mbyllura të enjten për të analizuar situatën në Siri. Takimi do të mbahet me kërkesën e pesë anëtarëve të Këshillit Evropian (Angli, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Poloni). Këshilli i Sigurimit i KB gjithashtu për t'iu përgjigjur operacioneve ushtarake turke në verilindje të Sirisë, theksoi se çështja siriane nuk ka zgjidhje ushtarake. Sidoqoftë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Turqia kishte "shqetësime të ligjshme të sigurisë" dhe Ankaraja, si një anëtar i NATO-s, kishte njoftuar organizatën ushtarake për sulmin ndaj Sirisë. Ai shtoi: "Jam i sigurt se çdo veprim në veri të Sirisë do të jetë proporcional dhe i përgjegjshëm".

 

 

Tags