Sulmi me mortaja në tokën turke
(last modified Thu, 10 Oct 2019 19:57:37 GMT )
Tetor 10, 2019 21:57 Europe/Tirane
  • Sulmi me mortaja në tokën turke

Militantët e Forcave Demokratike Siriane sulmuan me predha mortaje qytetin "Akcakala" të Turqisë.

Siç raporton rrjeti informativ Al Jazeera, të enjten pasdite militantët e Forcave Demokratike Siriane kanë sulmuar me predha mortaje rajonet turke pranë kufirit sirian në përgjigje të sulmeve të ushtrisë turke në verilindje të Sirisë. Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në këtë sulm. Një ndërtesë qeveritare turke gjithashtu u sulmua nga dy raketa dhe katër mortaja. Ndërkohë, mediat siriane raportuan për përleshje me armë të lehta dhe të rënda midis Forcave Demokratike Siriane dhe ushtrisë turke pranë qytetit Ras al-Ain. Elementët e grupit "Ushtria Kombëtare", të cilat përbëjnë pjesën kryesore të këmbësorisë turke, pohuan sot në mëngjes se kishin kapur dy fshatra rreth qytetit Tel Abid. Operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë janë përballur me një dënim të gjerë ndërkombëtar.

 

Tags