Kërkesa e Makron drejtuar qeverisë angleze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91552-kërkesa_e_makron_drejtuar_qeverisë_angleze
Presidenti i Francës ditën e enjte i ka kërkuar qeverisë britanike të ndryshojë qëndrimin e saj mbi Brexit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2019 08:04 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Makron drejtuar qeverisë angleze

Presidenti i Francës ditën e enjte i ka kërkuar qeverisë britanike të ndryshojë qëndrimin e saj mbi Brexit.

Nëse veprimet e Britanisë në çështjen e Brexit nuk do të jenë në përputhje me qëndrimin e 27 vendeve anëtare të BE, atëherë Londra do të përballet me pasoja të rënda. Kryeministri britanik Boris Johnson insiston në largimin e Anglisë nga unionit më datë 31 tetor si me marrëveshje ashtu edhe pa marrëveshje. Sipas një njoftimi të zyrës së Jean-Claude Juncker, pas disa ditësh përfaqësuesi i Britanisë së Madhe për çështjen e Brexit pritet të takohet me autoritetet evropiane për të diskutuar marrëveshjen e zbatimin të Brexit. Pamundësia për zbatimin e Brexit, deri tani ka shkaktuar rrëzimin e qeverisë së David Kamerun dhe të Theresa May.