Republikanët synojnë të sanksionojnë Turqinë
(last modified Fri, 11 Oct 2019 09:35:02 GMT )
Tetor 11, 2019 11:35 Europe/Tirane
  • Republikanët synojnë të sanksionojnë Turqinë

Kongresmenët republikanë në Amerikë, synojnë të miratojnë një plan për të sanksionuar Turqinë për shkak të  operacionit ushtarak në veri të Sirisë.

Senatorët amerikanë janë duke përgatitur një projekt-ligj që do të ndëshkonte Turqinë me "sanksione nga ferri" për vendimin e saj për të kryer një operacion kundër aleatëve kurdë të Amerikës në veri të Sirisë. Menjëherë pas fillimit të sulmit, një grup senatorësh bipartizan sollën legjislacionin që do të ngrijë të gjitha pasuritë që Erdogan dhe udhëheqësit e tjerë turq kanë në SHBA dhe do të imponojë kufizime të vizave derisa Ankaraja të tërhiqet nga Siria. Ky legjislacion gjithashtu do të vendosë sanksione ndaj subjekteve që bëjnë biznes me ushtrinë e Turqisë ose mbështesin industrinë e saj të brendshme të energjisë që  përdoret nga forcat e saj të armatosura. Ligjvënësit, disa prej tyre aleatë të afërt të presidentit republikan Trump, janë irrituar nga vendimi i Trump për të braktisur forcat kurde dhe refuzimin e tij për t'i ndihmuar ata përballë pushtimit turk. Senatori Lindsey Graham, një senator i lartë republikan e kishte paralajmëruar Ankaranë më herët se do të goditej me "sanksione nga ferri" nëse do të vazhdonte me pushtimin e zonave kurde të Sirisë.

Tags