Trump ofendon përsëri Joe Biden
Presidenti i Amerikës ka sulmuar rivalin e tij të mundshëm demokrat duke përdorur fjalor poshtërues.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim në qytetin Minapolis, ka sulmuar Hunter Biden, djalin e Joe Biden, rivalitet të tij kryesor të mundshëm në zgjedhjet presidenciale 2020 duke akuzuar sa ka marrë ryshfet 1.5 miliardë dollar dhe duke iu drejtuar atij, ka thënë: "Babai yt kurrë nuk ka qenë njeri i zgjuar dhe as senator i mirë".
Trump në vazhdim ka përdorur një fjalor poshtërues kundër Joe Biden ku shumë media nuk e kanë transmetuar atë fjalim për të ruajtur normat dhe standardet eiko-morale.
Trump ka sulmuar Biden në kohën kur për shkak të bisedës së tij telefonike me presidentin e Ukrainës, po përballet me rrezikun e thirrjes në interpelancë.
Komuniteti i inteligjencës së Amerikës së fundi ka zbuluar se Trump në bisedën telefonike të tij me presidentin e Ukrainës, ka ushtruar presion ndaj këtij të fundi për të hetuar veprimtarinë e djalit të Joe Biden në Ukrainë.