Franca gjithashtu pezullon eksportet e armëve në Turqi
Franca gjithashtu pezulloi eksportet e armëve në Turqi në shenjë proteste për operacionin ushtarak të Ankarasë në veri të Sirisë.
Në një deklaratë të përbashkët të shtunën në mbrëmje, ministritë e jashtme dhe e mbrojtjes e Francës njoftuan pezullimin e eksporteve të armëve të saj në Turqi për shkak të operacioneve të Ankarasë në veri të Sirisë, duke thënë se një sulm ushtarak turk mbi veriun e Sirisë kërcënon sigurinë evropiane. Më parë, vende të tilla si Finlanda, Norvegjia, Hollanda dhe Gjermania kishin ndaluar eksportimin e armëve në Turqi në shenjë proteste ndaj operacionit ushtarak turk në Ankara në veri të Sirisë. Sipas deklaratës dënuese të këtyre vendeve, operacioni ushtarak turk në Sirisë veriore, do ta përkeqësojë situatën dhe do të shtojë numrin e refugjatëve. Ushtria turke të mërkurën nën pretekstin e "pastrimit të kufirit siriano-turk" nga militantët që Ankaraja i konsideron si terroristë, ka sulmuar veriun e Sirisë me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.