Protesta e javës së 48-të të jelek- verdhëve francezë
Jelekët e verdhë në Francë u mblodhën të shtunën në qytete të ndryshme franceze për javën e dyzet e tetë rresht për të protestuar ndaj politikave të qeverisë.
Jelek-verdhët në këtë demonstratë brohorisnin parulla kundër presidentit francez Emanuel Macron. 17 Nëntori 2018 dëshmon nisjen e protestave popullore kundër politikave të qeverisë franceze. Më shumë se 11 njerëz janë vrarë dhe 14,000 janë plagosur ose arrestuar në Francë gjatë këtyre protestave. Protestat filluan fillimisht nisën në përgjigje të politikave ekonomike të presidentit francez Emanuel Macron, veçanërisht në fushën e karburantit dhe taksave, por shpejt morën hov politik. Protestuesit francezë, të cilët e quajnë veten "jelek-verdhët", i shohin politikat e Macron si një presion mbi qytetarët francezë dhe për këtë kanë kërkuar largimin e tij.