Amerika sanksionon dy ministri dhe tre ministra në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91683-amerika_sanksionon_dy_ministri_dhe_tre_ministra_në_turqi
Zv/presidenti amerikan ditën e hënë njofton sanksionimin e 2 ministrive dhe 3 ministrave në Turqi për shkak të agresionit ushtarak të këtij vendi në veri të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon dy ministri dhe tre ministra në Turqi

Zv/presidenti amerikan ditën e hënë njofton sanksionimin e 2 ministrive dhe 3 ministrave në Turqi për shkak të agresionit ushtarak të këtij vendi në veri të Sirisë.

SHBA ka sanksionuar dy ministri turke dhe tre zyrtarë të lartë të qeverisë në përgjigje të ofensivës ushtarake të vendit në veri të Sirisë. Presidenti Donald Trump telefonoi gjithashtu homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm, ka thënë Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, njofton Klan Kosova Pence tha që Trump ka gjasa të udhëtojë në rajon “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ushtria e Sirisë më herët hyri në zonat në veri-lindje. Kjo mund të rezultojë në një konfrontim me forcat e udhëhequra nga Turqia, thuhet në raportin e mediave të huaja. Ndërkohë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se askush nuk duhet të presë që forcat amerikane të përballen me "Turqinë anëtare të NATO-s" në veri të Sirisë. A mendojnë vërtet njerëzit se duhet të shkojmë në luftë me Turqinë anëtare të NATO-s?" pyeti Trump retorikisht në Twitter. "Luftërat e pafundme do të mbarojnë", ka shkruar presidenti amerikan. Trump tha se grupi terrorist PKK/YPG "mund jetë duke liruar" disa anëtarë të DEASH-it për të bërë që SHBA të përfshihet në Siri, prej ku administrata e SHBA-ve dëshiron të tërheq trupat. "Ne nuk do të hyjmë në një luftë tjetër midis njerëzve", tha ai, duke iu referuar luftës midis Turqisë dhe organizatës terroriste PKK/YPG. Gjithashtu, Trump sërish i akuzoi vendet evropiane se nuk po zbatojnë përgjegjësitë e tyre me terroristët e DEASH-it me origjinë nga Evropa. Nën presionin e ligjvënësve amerikanë, Trump gjithashtu paralajmëroi Turqinë për "sanksione të mëdha" që binin përpara. Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë. Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.