Britania rishikon kontratat për shitjen e armëve Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91694-britania_rishikon_kontratat_për_shitjen_e_armëve_turqisë
Mediat e Britanisë kanë njoftuar për vendimin e qeverisë së këtij vendi për pezullimin e lejeve për shitjen e armatimeve Turqisë dhe rishikimin e lejeve përkatëse të mëparshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2019 13:38 Europe/Tirane
  • Britania rishikon kontratat për shitjen e armëve Turqisë

Mediat e Britanisë kanë njoftuar për vendimin e qeverisë së këtij vendi për pezullimin e lejeve për shitjen e armatimeve Turqisë dhe rishikimin e lejeve përkatëse të mëparshme.

Gazeta britaneze "Financial Times" të martën në mëngjes njoftoi se qeveria e Britanisë rishikon lejet për shitjen e armatimeve Turqisë për shkak të operacioneve ushtarake të Ankarasë kundër Sirisë në kohën kur më parë nuk ka pranuar t'i bashkohet iniciativës së Gjermanisë dhe Francës për ndërprerjen e shitjes së armatimeve Turqisë për shkak të këtij operacioni.

"Financial Times" në raportin e saj ka shkruar: "Natyrisht se ky veprim i qeverisë së Britanisë akoma nuk është deklaruar në mënyrë publike, mirëpo këshilli i ministrave ka marrë vendim për pezullimin e lejeve të reja për eksportin e armatimeve drejt Turqisë".

Qeveria e Britanisë në pesë vitet e fundit e deri më tani ka nënshkruar kontrata për shitblerjen e armatimeve me Turqinë në vlerë të 1.1 miliardë dollarë ku përfshihet shitja e avionëve luftarakë, helikopterëve, dronëve, tankeve, autoblindave, raketave dhe granatave.