Trump: Asadi t'i mbrojë kurdët!
(last modified Tue, 15 Oct 2019 19:57:42 GMT )
Tetor 15, 2019 21:57 Europe/Tirane
  • Trump: Asadi t'i mbrojë kurdët!

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad dhe vende të tjera duhet të jenë përgjegjës për mbrojtjen e kurdëve aleatë të Amerikës në veriun e Sirisë kundër një inkursioni turk, e jo SHBA që është "7,000 milje larg" nga Siria.

"Siria dhe Asadi duhet të mbrojnë kurdët dhe të luftojnë Turqinë për tokën e tyre. Unë u thashë gjeneralëve të mi, pse duhet të luftojmë për Sirinë dhe Asadin për të mbrojtur tokën e armikut tonë?" tha Trump në një postim të hënën. "Kushdo që dëshiron të ndihmojë Sirinë në mbrojtjen e kurdëve unë jam dakord, pavarësisht nëse është Rusia, Kina ose Napoleon Bonaparti. Shpresoj që ata të gjithë të kenë sukses, ne jemi 7,000 milje larg!", vazhdoi Trump. Komentet e Trump vijnë në një kohë kur ai përballet me kritika nga republikanët dhe demokratët pasi njoftoi se forcat amerikane do të largoheshin nga Siria veriore, në një veprim që shumë e quajnë një "tradhti" ndaj kurdëve aleatë të SHBA-së në atë rajon.

 

Tags