Kaos në Hong Kong, ndërpritet fjalimi i Carrie Lam në parlament
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91709-kaos_në_hong_kong_ndërpritet_fjalimi_i_carrie_lam_në_parlament
Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, është detyruar të pezullojë adresimin e saj vjetor në parlament, pasi opozita e pengoi fjalimin e saj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 16, 2019 11:51 Europe/Tirane
  • Kaos në Hong Kong, ndërpritet fjalimi i Carrie Lam në parlament

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, është detyruar të pezullojë adresimin e saj vjetor në parlament, pasi opozita e pengoi fjalimin e saj.

Ligjvënësit e opozitës e ndërprenë seancën e Këshillit Legjislativ duke bërtitur dhe ngritur parulla kundër saj.

Më pas Lam e bëri adresimin përmes një video incizimi.

Ndërprerja e seancës e pamundësoi edhe tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim, që ka qenë arsye e trazirave dhe protestave të dhunshme në Hong Kong, për muaj të tërë.

Projekt-ligji është pezulluar, por mbledhja e Këshillit Legjislativ ishte mundësia e parë për të tërhequr projekt-ligjin edhe zyrtarisht.

Protestuesit në Hong Kong për muaj të tërë e kanë kundërshtuar projekt-ligjin, pasi ai mundësonte ekstradimin në territorin kinez.

Protestat më pas janë zgjeruar me kërkesat për më shumë demokraci dhe fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.

Mbi 1,750 njerëz janë ndaluar deri më tani si rezultat i protestave.