Ashpërsohen polemikat mes Trump dhe Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91734-ashpërsohen_polemikat_mes_trump_dhe_erdogan
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nuk e ka marrë fare parasysh letrën e datës 9 tetor të cilën presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ia kishte dërguar lidhur me situatën në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2019 10:45 Europe/Tirane
  • Ashpërsohen polemikat mes Trump dhe Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nuk e ka marrë fare parasysh letrën e datës 9 tetor të cilën presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ia kishte dërguar lidhur me situatën në Siri.

Sipas burimeve të BBC’së brenda kabinetit të Eroganit, letra e Donald Trump rreth situatës në Siri kishte përfunduar në “kosh të plehrave”.

Në këtë letër të datës 9 tetor që iu dërguar pasi trupat amerikane ishin tërhequr nga Siria, Trump i kishte thënë Erdoganit “ Mos u bëj i vështirë. Mos u bëj budalla”.

Megjithatë edhe përkundër toneve kërcënuese, Edrogan sipas burimeve presidenciale nuk e ka marrë fare parasysh letrën e Donald Trump.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe fakti që në ditën kur i është dërguar letra, Erdogan kishte nisur ofensivën e tij kundër kurdëve në Siri.

Si kundërpërgjigje për Trumpin, Erdogan sipas burimeve të BBC’së “ e kishte pranuar letrën e (Trumpit), e kishte hedhur poshtë dhe më pas e kishte futur në kosh”.

Vendimi i Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria është kritikuar jashtëzakonisht shumë, pasi që i kishte hapur rrugë Turqisë që të fillonte sulmet ushtarake.

Shumica e kritikave drejt Trump kanë ardhur nga partia e tij