Takimi Erdogan-Pence pa rezultat
(last modified Thu, 17 Oct 2019 19:20:39 GMT )
Tetor 17, 2019 21:20 Europe/Tirane
  • Takimi Erdogan-Pence pa rezultat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendës presidenti i SHBA-së Mike Pence janë takuar sot në Ankara dhe diskutuan rreth krizës siriane për një orë e 20 minuta.

Sipas AFP, Pence i bëri presion Erdoganit që të ndërpresë operacionet ushtarake në Siri, por se përgjigja ishte “defiçente” dhe e pasuksesshme për SHBA. Më vonë Erdogan dhe Pence iu është bashkuar edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo, thanë zyrtarët amerikanë. Të mërkurën e kaluar, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në veri-lindje të Sirisë, dhe si përgjigje SHBA vendosi sanksione ndaj Ankarasë zyrtare. Përndryshe, pak para fillimit të aksionit në Siri, një letër e lëshuar nga Donald Trump drejtuar Erdoganit duke e paralajmëruar atë “të mos bëhej budalla”. Si përgjigje, burimet presidenciale turke thanë: “Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e injoroi tërësisht dhe e futi në ‘kosh të mbeturinave'”. Rreth letrës së presidentit Trump ka pasur edhe reagime nga brenda dhe jashtë SHBA-së. David Gergen, i cili ishte këshilltar i disa presidentëve, tha se letra “kishte një cilësi adoleshente” për të cilën tha se kur e pa për herë të parë, ai supozoi se ishte e rreme. Por përveç reagimeve nga brenda SHBA-së, një i tillë ka ardhur edhe nga vendi që mund të quhet rivali kryesor i SHBA-së, Rusia. “Ju nuk hasni shpesh një gjuhë të tillë në korrespodencë midis krerëve të shteteve. Është një letër shumë e pazakontë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në një konferencë. 

 

Tags