BE është marrë peng nga Franca
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91766-be_është_marrë_peng_nga_franca
Eurodeputetja Tanja Fajon është shprehur sot se Bashkimi Evropian është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2019 18:04 Europe/Tirane
  • BE është marrë peng nga Franca

Eurodeputetja Tanja Fajon është shprehur sot se Bashkimi Evropian është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan.

Fajon ka theksuar se, “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dje dritën jeshile për të hapur bisedimet me BE”. Megjithatë ajo shton se, “PE mbetet një aleat i fortë.” Sipas saj me me këtë vendim, “besueshmëria e unionit u shkatërrua”.“Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se ne të gjithë do të paguajmë çmimin e kësaj’, ka thënë Fajon.Kjo, sipas saj, “është e papranueshme”. “Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që humbën një tjetër mundësi për të demonstruar se zgjerimi vlen dhe kështu ne mbajmë premtimet tona. BE është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan”, ka nënvizuar Fajon. Presidenti francez Emmanuel Macron e kundërshtoi me forcë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, e në fund, mbizotëroi ndaj liderëve të tjerë, përfshirë Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilët ishin në favor të kësaj lëvizjeje. Kryeministri Hollandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm i cili do të lejonte që negociatat të çeleshin me Maqedoninë e Veriut ndërsa Shqipëria të vendosej në listë pritjeje. Por mundësia e ndarjes në këtë process nuk e gjeti mbështetjen e Francës, e madje edhe disa shtete si Italia, janë shprehur se dëshironin një rrugë të qartë për të dy vendet.