Trump kërcënon përsëri Turqinë
Amerika mund të vendosë sanksione shumë të forta ndaj Turqisë dhe vendeve të tjera.
Kështu është shprehur Donald Trump president i Amerikës i cili situatën në veri të Sirisë e ka quajtur shumë të brishtë. Presidenti amerikan ka pretenduar se Turqia ka vendosur një pushim të plotë në veri të Sirisë. Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, Ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Emanuel Makron, presidenti i Francës ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri është marrëzi dhe në rast të riformimit të ISIS, Ankaraja do të jetë përgjegjëse. Turqia pas presioneve ndërkombëtare dhe të qeverisë Donald Trump ka pezulluar operacionin e saj në veri të Sirisë për 120 orë. Marrëveshja e arritur mes Amerikës dhe Turqisë për armëpushimit në verilindje të Sirisë nuk është konfirmuar nga qeveria e Damaskut dhe presidenti sirian Bashar Asad ditën e premte ka theksuar përballjen me agresorët dhe pushtuesit e Sirisë.