Erdogan thekson vazhdimin e pranisë ushtarake në Siri
(last modified Sun, 20 Oct 2019 07:52:58 GMT )
Tetor 20, 2019 09:52 Europe/Tirane
  • Erdogan thekson vazhdimin e pranisë ushtarake në Siri

Me gjithë armëpushimin e shpallur sipas marrëveshjes Uashington-Ankara, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se ushtarët turq nuk do të largohen nga rajonet Raka dhe Hesake.

Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, Ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan thotë se Turqia do t’jua ‘shtypë kokat’ luftëtarëve kurdë nëse ata nuk tërhiqen nga zona e planifikuar e sigurisë në Sirinë veriore. Turqia pranoi të enjten të pezullonte ofensivën për pesë ditë në mënyrë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona. Por, të shtunën, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po shkelnin armëpushimin. Ankaraja i konsideron forcat kurde, si terroriste, dhe do të krijojë një zonë të sigurt brenda Sirisë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, shkëmbime sporadike zjarri ka patur, veçanërisht përreth qytetit kufitar Ras al Ain. Duke folur në një tubim në provincën turke Kayseri, Erdogan tha se nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen deri mbrëmjen e të martës, siç u ra dakord për armëpushimin, ofensiva do të fillojë atje ku u ndërpre dhe trupat turke do të vazhdojnë të shtypin kokat e terroristëve. “Nëse tërhiqen, në rregull. Nëse jo, minutën në të cilën do të përfundojnë 120 orët ne do të fillojmë nga atje ku e lamë dhe do të shtypim kokat e terroristëve”, tha Erdogan. Lideri turk do të bisedojë javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin. Të shtunën ai tha se nëse ato bisedime nuk do të japin një zgjidhje, Turqia do të implementojë planet e veta. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan, tha se nëse SHBA nuk i mban premtimet e veta pas afatit prej 120 orësh për largimin e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt në Siri, Turqia me vendosmëri do të vazhdojë operacionin e saj "Burimi i Paqes". Duke folur para gazetarëve në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, Erdoğan tha se çështja e zonës së sigurt do të zgjidhet nëse SHBA i mban premtimet e saj deri në fund të periudhës 120-orëshe. Ai tha se ushtria turke nuk do të tërhiqet nga Siria veriore. "Forcat Turke të Sigurisë nuk do të largohet nga rajoni, pasi siguria atje e kërkon këtë gjë", tha presidenti turk. Ai theksoi se planifikojnë kthimin e rreth 1-2 milionë refugjatëve në zonën e sigurt. "Operacioni 'Burimi i Paqes' nuk është një formim i çastit. Nëse kthehemi prapa, ka 3, 4, 5 vjet që bëhen përgatitje", deklaroi Erdoğan. "Kur nga disa pika arritëm në thellësi prej 30 kilometrash, për një çast ndryshoi qëndrimi i disa vendeve, veçanërisht i SHBA-së dhe Evropës", tha më tej presidenti i Turqisë, duke shtuar se vendi i tij ka zhvilluar luftën më efikase dhe më frytdhënëse kundër organizatës terroriste ISIS. Erdoğan riafirmoi respektin e Turqisë ndaj integritetit territorial të Sirisë dhe shprehu bindje se Komiteti Kushtetues që do të mblidhet më 30 tetor në Gjenevë të jetë një moment historik për zgjidhjen politike në fqinjin jugor. Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë. Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj "Burimi i Paqes" për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt. Në bisedimet e së enjtes, Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian. Katër ushtarë turq janë vrarë gjatë operacionit "Burimi i Paqes". Ai shtoi se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar afër 750 terroristë të YPG/PKK-së deri më tani në kuadër të ofensivës. Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë. Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

 


 

Tags