Gjermanët dënojnë sulmin turk në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91828-gjermanët_dënojnë_sulmin_turk_në_veri_të_sirisë
Gjermanët në qytete të ndryshme të vendit janë ngritur në protesta për të kundërshtuar agresionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2019 06:30 Europe/Tirane
  • Gjermanët dënojnë sulmin turk në veri të Sirisë

Gjermanët në qytete të ndryshme të vendit janë ngritur në protesta për të kundërshtuar agresionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, në këto protesta janë lëshuar parulla dhe thirrje kundër Turqisë për shkak të sulmit ndaj popullit sirian. Në shumë qytete evropiane gjithashtu janë organizuar protesta kundër operacionit ushtarak të Turqisë në zonat verilindore të Sirisë. Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Turqia dhe Amerika kanë rënë dakord për vendosjen e një armëpushimi 5-ditor në veri të Sirisë. Operacioni Burimi i Paqes i ushtrisë turke në Siri ka nisur me dritën jeshile të Amerikës.