Putin dhe Makron diskutojnë mbi gjendjen në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91857-putin_dhe_makron_diskutojnë_mbi_gjendjen_në_siri
Presidentët e Francës dhe të Rusisë përkatësisht Emanuel Makron dhe Vladimir putin kanë diskutuar mbi gjendjen në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2019 07:39 Europe/Tirane
  • Putin dhe Makron diskutojnë mbi gjendjen në Siri

Presidentët e Francës dhe të Rusisë përkatësisht Emanuel Makron dhe Vladimir putin kanë diskutuar mbi gjendjen në veri të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, presidentët Putin dhe Makron në këtë bisedë telefonike kërkuan ndërprerjen e agresionit turk në veri të Sirisë. Ata gjithashtu e kanë quajtur të domosdoshme ruajtjen e unitetit, tërësisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë. Vlen të theksohet se më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Turqia dhe Amerika kanë rënë dakord për vendosjen e një armëpushimi 5-ditor në veri të Sirisë. Operacioni Burimi i Paqes i ushtrisë turke në Siri ka nisur me dritën jeshile të Amerikës.