Ghejs Sa'id betohet si president i ri Tunizisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91899
Presidenti i ri i Tunizisë  sot në seancën e Parlamentit të këtij vendit dhe para deputetëve të zgjedhur të këtij vendi, ka bërë betimin për një mandat pesë vjeçar si president i Tunizisë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 23, 2019 14:28 Europe/Tirane
  • Ghejs Sa'id betohet si president i ri Tunizisë

Presidenti i ri i Tunizisë  sot në seancën e Parlamentit të këtij vendit dhe para deputetëve të zgjedhur të këtij vendi, ka bërë betimin për një mandat pesë vjeçar si president i Tunizisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ghejs Sa'id, presidenti i Tunizisë, sot (të mërkurën) është betuar për një mandat pesë vjeçar.

Ceremonia e betimit të presidentit të ri të Tunizisë është organizuar në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të këtij vendi në zonën "Bardu" dhe Ghejs Sa'id sipas nenit 76 të Kushtetutës së këtij vendi, deklaroi: "Betohem në Zotin e madhëruar se do të jem mbrojtës i pavarësisë së Tunizisë dhe integritetin territorial të vendit dhe do të respektojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe do të mbrojë interesat e vendit".

Sot në mëngjes disa media të Tunizisë kanë publikuar pamje dhe filma të Kur'anit në të cilin do të betohet Ghejs Sa'id dhe kanë shkruar se ky Kur'an është botuar në vitin 1981 në Tunizi dhe është shkruar me shkrimin e "Maghribi" të cilin e kanë futur në Parlament në vitet 1980-ta.

Ghejs Sa'id është një ekspert i çështjeve juridike i njohur në Tunizi dhe u njoh si kandidat i të rinjve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Tunizisë që u zhvillua javën e kaluar, duke fituar 72.71 %, u shpall fitues i zgjedhjeve.