Hakerat rusë sulmojnë me logon e hakerave iranianë?
Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka hedhur poshtë pretendimet e mediave perëndimore se hakerat rusë kanë përdorur nënshkrimin e një grupi iranian për të fshehur gjurmët e sulmeve të tyre në 35 vende.
Një raport i përbashkët i inteligjencës amerikane dhe britanike akuzon grupin e hakerëve rusë Turla për shkak të sulmit kibernetik ndaj 35 vendeve. Mediat perëndimore i referohen raportit që pretendon se "hakerat rusë kanë përdorur nënshkrimin e një grupi iranian, sistemet dhe mjetet e të cilit me sa duket ishin hakuar nga Turla". Rusia i hodhi poshtë këto akuza, duke shtuar se ky ishte një interpretim "i gabuar" i një raporti të sigurisë. Në këtë kuadër, zëdhënësi i Ambasadës Ruse në Mbretërinë e Bashkuar tha se shërbimet e sigurisë nuk akuzojnë Rusinë ose qytetarët rusë. Ai shtoi se raporti kishte për qëllim të mbjellë mosmarrëveshje midis Iranit dhe Rusisë. "Kjo që po flasin mediat është një keqinterpretim i një raporti të përgatitur nga agjencitë qeveritare të sigurisë të SHBA dhe të Britanisë", tha ai.