News Week: Abu Bekr Bagdadi është vrarë
Gazeta News Week në një artikull të saj citon burime nga funksionarë të Pentagonit të kenë thënë se Abu Bekr Bagdadi, kreu i grupit terrorist ISIS është vrarë në një operacion të helikopterëve amerikanë ditën e shtunë në veriperëndim të qytetit Idlib.
Sipas News Week ky funksionar i lartë i ushtrisë amerikane ka konfirmuar vdekjen e Abu Bekr Bagdadit kreut të grupit terrorist ISIS. Pentagoni i ka thënë shtëpisë së Bardhë se Abu Bekr Bagdadi është sulmuar nga helikopterët amerikanë ditën e shtunë mirëpo rezultati i sulmit po analizohet akoma. Kjo gazetë ndër të tjera thotë se Abu Bekr Bagdadi kohët e fundit është bërë disa herë objekt i sulmeve të forcave amerikane. Pas publikimit të këtij lajmi Donald Trump presidenti amerikan në një cicërim të tij ka deklaruar se “ ka ndodhur një ngjarje e madhe”. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbajë sot një fjalim pë këtë rast. Abu Bekr Bagdadi, në vitin 2014 ka dalë nga fortesa e tij në qytetin Mosul të Irakut dhe mesazhi i fundit i tij është dhënë në gusht të vitit 2019. Grupi terrorist ISIS, i kryesuar nga Abu Bekr Bagdadi, me ndihmat financiare dhe ushtarake të Amerikës, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist, pushtoi një pjesë të madhe të territorit Irakian dhe të Sirisë dhe ka kryer krime të shumta. Ky grup terrorist ka kryer akte terroriste edhe në vendet të tjera në Evropë, Afrikë dhe Azi.