Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes zbulon skandale ndaj Trump
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes ka zbuluar se ndërhyrja e presidentit të shtetit amerikan në kontratat e këtij Departamenti ka shkaktuar ndryshime të mëdha në këto kontrata.
Kanali informative CNN njoftoi se James Mattis, ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, në librin e tij me titull “Brenda në Pentagon, Trump me James” i cili është botuar disa ditë më parë, ka shkruar: “Donald Trump në vitin 2018, duke ndërhyrë në një kontratë me vlerë 10 miliardë dollarësh në lidhje me shërbimet kompjuterike të Pentagonit, ka bërë përpjekje që kompania Microsoft të fitojë tenderin për këtë kontratë përball kompanisë Amazon”.
Mattis ka shtuar: “Trump në verën e vitit 2018, më ka kërkuar mua që të mos e lejoj kompaninë Amazon të fitojë këtë kontratë 10 miliardë dollarësh”.
Donald Trump gjatë viteve të fundit ka kritikuar kompaninë Amazon dhe drejtorin ekzekutiv të saj Jeff Bezos i cili është edhe pronar i gazetës “Washington Post”.
Trump shumë herë në Twitter ka kritikuar drejtorin ekzekutiv të Amazon duke akuzuar atë se nëpërmjet gazetës “Washington Post” po mundohet të zhvlerësojë kredibilitetin e presidentit të Amerikës.