Trump: "Al-Bagdadi vdiq si qen"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92005-trump_al_bagdadi_vdiq_si_qen
Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësi i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi shpërtheu veten, duke vdekur "si qen" dhe "si një frikacak" pasi forcat amerikane e bllokuan atë brenda një tuneli pa dalje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2019 14:03 Europe/Tirane
  • Trump:

Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësi i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi shpërtheu veten, duke vdekur "si qen" dhe "si një frikacak" pasi forcat amerikane e bllokuan atë brenda një tuneli pa dalje.

"Mbrëmë Shtetet e Bashkuara e sollën para drejtësisë  liderin numër një të terrorizmit në botë ", tha të dielën Trump ndërsa ju drejtua mediave në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti tha se udhëheqësi i ISIS shpërtheu jelekun e tij me eksploziv ndërsa "qante dhe rënkonte" gjatë një sulmi të kryer gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Siri. "Ai shpërtheu jelekun e tij, duke vrarë veten dhe tre fëmijët e tij. Trupi i tij u gjymtua nga shpërthimet. Tuneli  u shemb mbi të, "pohoi Trump. Identiteti i Al-Bagdadit u konfirmua nga testet e ADN-së të kryera "15 minuta" pasi ai u vra, tha Trump, duke shtuar, testet siguruan një identifikim "të sigurt, të menjëhershëm dhe plotësisht pozitiv" se trupi i përkiste shefit të terrorizmit. Presidenti amerikan tha se ai vëzhgoi operacionin së bashku me Zëvendëspresidentin Mike Pence, Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe disa të tjerë. Trump falënderoi gjithashtu Rusinë, Turqinë, Irakun dhe Sirinë, si dhe kurdët sirianë për ndihmën në këtë operacion.